Shëndeti

Spitali i Gjilanit ka pasur nevojë për investime

Spitali i Gjilanit ka pasur nevojë për investime. Kërkesës së pacientëve dhe profesionistëve shëndetësorë të këtij qyteti i jemi përgjigjur me projekte konkrete për ndryshimin e gjendjes. Përmes rinovimit të tërësishëm të Repartit të Emergjencës me infrastrukturë të re, pajisje moderne dhe inventar të përshtatshëm medicinal, do të rrisim cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore. Pas Emergjencës do të nisim menjëherë edhe rinovimin e ambulancave specialistike në të mirë të pacientëve të këtij spitali, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një postim të tijin.

You Might Also Like