Sportet me dorë

Sonte mund të përcaktohet kampioni i Kosovës në volejboll ndër femra

 

Kanë ngadhënjyer në Gjilan, kanë ngadhënjyer edhe në Prishtinë dhe Drita ka epërsinë prej 2:0 në ndeshjet finale të play-off ndaj M-Technolgie nga Prishtina.

Titulli i kampionit në volejboll ndër femra mund të përcaktohet këtë të martë, me fillim në ora 19 e 30 kur luhet ndeshja finale ndërmjet KV Drita dhe KV M-technologie.

Në KV Drita i kanë bërë ftesë publikut që sonte të festohet titulli. Në dy ndeshjet e para KV Drita ka fituar bindshëm me rezultat të thellë 3:0 në sete.

 

PLAY-OFF – Finalja 3-te

Volejboll Femrat – Superliga A

🏐 KV DRITA – KV M-Technologie

📆 30 prill 2019, e marte

🕖 19:30

📍 Palestrave Sporteve “B.Selishta-Petriti”, Gjilan

 

You Might Also Like