Futboll

Skuadra e Gjilanit “zhvendoset” në Turqi

Antalia, 17 Janar 2020-Ditën e djeshme ekuipazhi i skuadrës së Gjilanit ka “zbarkuar” në shtetin turk, vend ku do ti vijoj përgatitjet për pjesën e dytë kampionale.

Ekipi i udhëhequr nga kryetrajneri Gentian Mezani, ditën e sotme ka rifilluar punën, me objektiv të përgatitjes sa më të mirë të skuadrës për pjesën pranverore në këtë edicion.

Skuadra në mëngjesin e sotëm zhvilloi seancën e parë stërvitore e cila zgjati për rreth 2 orë.
Ushtrimet fizike dhe ato taktike, ishin programi i shtabit teknik të vendosura për futbollistët e skuadrës së Gjilanit.

Futbollistët të udhëhequr nga kryetrajneri Mezani me stafin e tij, stërvitjet do ti vijojnë me nga dy seanca në ditë, ku po punohet me ritme mjaft të kënaqëshme.

Gjatë qëndrimit në Turqi, skuadra e Gjilanit do ti luaj disa ndeshje kontrolluese, ndërsa e para do të jetë ajo kundër skuadrës Neftchi Kochkor e cila militon në elitën e futbollit të Kirgistanit, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën me 19 Janar.

You Might Also Like