Futboll

Skifterët mbajtën manifestimin qendror për 20- vjetorin e themelimit

Adhuruesit më të flaktë të SC Gjilani “Skifterët” në kuadër të 20- vjetorit të themelimit kanë mbajtur manifestimin qendror në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Aty janë mbledhur tifozë, udhëheqësi e klubit, lojtarë, ish-lojtarë, zyrtarë komunalë e mysafirë të shumtë.

Me brohoritjet e tyre dhe këngët që i këndojnë në shkallët e stadiumit, Skifterët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Salla gjatë tërë kohës ka qenë e stolisur me drita e ngjyrë të kuqe, ngjyrën e SC Gjilan. Në këtë manifestim Skifterët i kanë uruar Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, Sevdail Robelli, drejtor i përgjithshëm i SC Gjilani, kapiteni i klubit Ylber Kastrati, udhëheqësi i tifozëve Korça, kurse himnin e dikurshëm të Gjilanit e ka kënduar Besart Berisha e atë më të fundit Rock Grupi Jerico, I cili është paraqitur edhe me këngë të tjera nga repertori i tyre.

You Might Also Like