Futboll

Skifterat në tribunën veriore, Intelektualët në atë jugore

Klubi i Gjilanit tashmë ka publikuar çmimet e biletave për derbin e së dielës me Dritën.

Sfida do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë prej orës 20:00, teksa çmimet variojnë prej 3 deri në 15 euro.

Gjilani ka ndarë edhe pjesët e tribunave për të dy tifozeritë e zjarrta, raporton Gazetasheshi.com.

Kësisoj, ‘Skifterat’ do të vendosen në tribunën veriore. Ndërkohë, ‘Intelektualët’ në tribunën jugore. Që të dy tribunat janë prapa portave, teksa çmimi është 3 euro.

Këto janë çmimet

VIP=15 Euro
Perëndim=6 Euro
Lindje=5 Euro
Jug=3 Euro
Veri=3 Euro

You Might Also Like