Futboll

Skifterat kërkojnë lirimin e Ballist Morinës

Klubi i Tifozëve Skifterat, adhuruesit më të flaktë të KF Gjilani janë vënë në mbrojtje të Ballist Morinës, tifoz i flaktë i Kombëtares Shqiptare, i cili po përballet me gjyqësinë.

Skifterat janë deklaruar se gjithmonë do të jenë në përkarje të Ballist Morinës dhe kanë lutur të gjitha tifozëritë në të gjitha trevat shqiptare që t’i dalin në mbrojtje Ballistit.

Banqez Buca, kryetar i Klubit të tifozëve Skifterat, ka thënë se tifozëritë shqiptare duhet të zgjohen dhe t’i dalin në mbrojtje vëllait tonë, i cili ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

“Tashti, më shumë se asnjëherë më parë atij i duhet ndihma e jonë dhe nëse ai ekstradohet në Serbi ne do të humbim një burrë, një luftëtar për veprën e të cilit foli e tërë bota, që na bëri krenarë  dhe nëse ai dërgohet në Beograd, më kurrë nuk do të mund ta shohim dhe kurrë nuk do të mund të bëjmë asgjë nëse sot nuk i dalim në ndihmë”, ka thënë Banqez Buca, duke kërkuar që t’i dilet në ndihmë Ballist Morinës.

 

You Might Also Like