OPINION

Si mund të shpëtoni nga aknet me ndihmën e ushqimit ?

Pretendimi se aknet dhe të ushqyerit nuk kanë lidhje me njëri-tjetrën, janë vetëm një mit që shumë njerëz ende i besojnë, duke përfshirë edhe dermatologë, ndërkohë që disa studime bashkëkohore tregojnë se faktorët ushqyes luajnë një rol kyç në parandalimin dhe zhvillimin e akneve vulgaris. Këtu do t`ju ofrojmë disa këshilla lidhur me të ushqyerit dhe ndikimin e tij në parandalimin e akneve, përkatësisht trajtimin e tyre, për të pasur një lëkurë sa më të pastër, që të gjithë e dëshirojnë e veçmas adoleshentët.

 AJSHE LEKA

Acne vulgaris (zakonisht e njohur si puçrra fytyre) janë një sëmundje inflamatore që përfshin gjëndra dhjamore në lëkurës, veçanërisht në fytyrë, gjoks dhe mbrapa në pjesën e sipërme. Megjithëse puçrrat mund të prekin ndonjë person, adoleshentët kanë më shumë gjasa të vuajnë nga gjendja e akneve. Disa studime tregojnë se deri në 90 për qind të meshkujve dhe 80 për qind të femrave adoleshente në vendet perëndimore, janë të prekur nga puçrra të fytyrës. Eshtë më rëndësi të dini se si shprehitë dietike mund të ndihmojnë në parandalimin e paraqitjes së akneve. Ne po ju japim shtatë këshilla për të pasur një lëkurë pa akne: 1.Acidet yndyrore Omega-3, kanë efekte anti-inflamatore. Studimet e popullsisë tregojnë se komunitetet në një dietë tradicionale të lartë të acideve yndyrore omega-3, kanë shkallë të ulët të akneve. Për më tepër, një studim me 1.000 persona adoleshentë zbuloi se shenjat primare të akneve ishin shumë më të ulëta te personat që konsumonin peshk dhe prodhime deti, të cilat janë burimet më të mira dietike të omega -3 dhe vajra vegjetale më pak të rafinuara,si vaji i misrit dhe lulediellit. 2.Duhet aplikuar një dietë me vlerë të ultë glikemike me sasi të mjaftueshme të proteinave. Një arsye tjetër pse duhet të hiqni dorë nga sheqernat, është sepse ai shkakton shpërthim aknesh, meqë është pro-inflamator. Meqenëse karbohidratet nevojiten për nevoja ditore, ato mund të konsumohen përmes frutave dhe mjaltit. Zëvendësoni ushqimet e përpunuara me ato natyrale. 3.Duhet t€ sigurohemi mbi marrjen e mjaftueshme të vitaminës A dhe vitaminës E. Hulumtimet sugjerojnë se një rënie në nivelet e vitaminës A (retinol) dhe vitaminës E është e lidhur fort me një rritje në ashpërsinë e akneve. Efektet e dobishme të këtyre dy vitaminave në fytyrë, besohet të rezultojnë nga aftësia e tyre për të ndikuar në aspektet inflamatore të akneve. Vitamina A besohet gjithashtu se kontrollon prodhimin e sebumit që e bën lëkurën me vaj. Arra, farat dhe avokado sigurojnë një burim të vitaminës E (megjithatë vini re se arra dhe fara mund të shkaktojnë puçrra fytyre te disa njerëz). Burimet ushqimore të vitaminës A përfshijnë mëlçinë dhe peshkun yndyror, ndërsa perimet me gjethe të errëta (të tilla si brokoli) dhe zarzavate si karota dhe portokalli janë të pasura me beta-karoten, një pararendës i vitaminës A. 4. Duhet të keni kujdes për produktet e qumështit. Hulumtimet tregojnë se një konsum i lartë i produkteve të qumështit mund të shkaktojë ose të përkeqësojë aknet te disa njerëz. Produktet e qumështit kanë një përgjigje të lartë të insulinës, të ngjashme me bukën e bardhë. Një studim i fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë tregon se mund të ketë lidhje midis konsumimit të qumështit dhe daljes së akneve. Ndikimi i qumështit në fytyrë besohet të rezultojë nga hormonet e përmbajtura në qumësht. 5.Mangësitë e lehta në krom janë mjaft të zakonshme në vendet perëndimore, ku konsumimi i ushqimeve të përpunuara, është i zakonshëm, pasi përpunimi ulë ndjeshëm përmbajtjen e kromit të ushqimeve. Gjithashtu njerëzit fizikisht aktivë, njerëzit që pinë shumë kafe ose çaj dhe njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit, kanë një rrezik të lartë për të qenë të mangët në krom. Burimet e mira dietike të kromit përfshijnë qepët, domatet, drithërat dhe patatet. Për të marrë përfitimet më të mira shëndetësore nga këto ushqime, kombinoni ato me prodhime të larta me vitaminë C, sepse rrit absorbimin e kromit. 6.Po ashtu duhet të përfshini ushqime të pasura me zink në dietën tuaj kundër akneve në fytyrë. Ushqimet që përmbajnë zink, janë ndër ushqimet më të mira për të hequr qafe aknet. Prandaj, përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën tuaj të përditshme, është padyshim një nga këshillat më të mira dietike për lëkurën pa akne. Hulumtimet tregojnë se zinku mineral mund të lehtësojë simptomat e akneve, veçanërisht nëse ekziston një mungesë e këtij minerali të rëndësishëm. Disa studiues kanë gjetur se plotësimi i zinkut mund të jetë po aq efektiv për aknet, si antibiotikët tradicionalë dhe besohet të jenë rezultat i aftësisë për të zvogëluar inflamacionin dhe për të vrarë bakteret që lidhen me aknet. Zinku luan një rol në sintezën e proteinave dhe në formimin e kolagjenit, të cilët janë të domosdoshëm për ruajtjen e lëkurës së shëndetshme. Zinku gjithashtu është treguar se është në gjendje të zvogëlojë ndjeshëm prodhimin e sebumit në sipërfaqen e lëkurës. Për më tepër, zinku është gjithashtu i nevojshëm për konvertimin e beta-karotenit në vitaminë A. Burimet e mira të zinkut përfshijnë ushqimet e detit. 7. Duhet t€ keni kujdes në sasi të jodit, sepse sasitë e larta në dietë mund të shkaktojnë acarim në pore dhe të shkaktojnë shpërthime të akneve te disa njerëz. Jodi është një mineral shumë thelbësor, por trupi ka nevojë vetëm për sasi të vogla. Përmbajtja e jodit të disa ushqime të shpejta, tejkalon marrjen e rekomanduar ditore prej dhjetë herë. Përveç qumështit dhe ushqimeve të caktuara të shpejta, burime të rëndësishme dietike të jodit, përfshijnë perimet bregdetare si leshterikët, vezët dhe luleshtrydhet. (Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

You Might Also Like