Zgjedhjet 2019

Shqetësimet e zjarrëfikësve, janë zotimet tona

Në ecurinë e takimeve të shumta që po mban kryetari Sami Kurteshi, në prag të marrjes së besimit nga qytetarët e Gjilanit më 22 tetor, sot ka mbajtur një takim mjaftë miqësor me zjarrëfikësit e qytetit. Shqetësimet e hallet e tyre nuk kanë të ndalur, duke filluar nga paisjet e mangëta, mungesa e aparaturave moderne për zjarrfikje dhe mostrajtimi dinjitez për këta njerëz që e vënë jetën e tyre në rrezik për punën mjaftë të rrezikshme që bëjnë, për të shpëtuar prona e jeta të njerëzve. Sami Kurteshu u garantoi atyre mbështetje institucionale, në kuadër të buxhetit të Komunës së Gjilanit, dhe u zotua për kthim të dinjitetit të tyre, të nëpërkëmbur tash e sa vite.

You Might Also Like