ARSIMI

Shkolla fillore “Halil Alidema” në Pozharan shënoi Ditën e shkollës

Me një solemnitet rasti nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës fillore “Halil Alidema “ të Pozharanit, kanë shënuar të enjtën Ditën e shkollës respektivisht 108 vjetorin e ekzistimit të kësaj vaatre dit për herë të parë ishte hapur në vitin 1908 dhe është njëra ndër vatrat e para të shkollës shqipe jo vetëm në komunën e Vitisë, por edhe në Republikën e Kosovës.

Në këtë solemnitet rasti ishin ftuar dhe prezentuan përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, drejtorisë komunale të arsimit, familje të dëshmorëve , qytetarë dhe mysafir të tjerë.

Më fjalën e rastit drejtoresha e shkollës, Drita Pira, duke folur rreth hitorikut dhe të arriturat e kësaj shkolle tha se “Ky tempull i dijes është njëra ndër shkollat më të vjetra të Kosovës, ku nëpër vite ka edukuar brezat e rinj, dhe ka vendosur bazat e arsimit dhe emancipimit në këto anë të Kosovës. Shkolla jonë tha ajo me krenari mbanë emrin e pozharanasit, patriotit dhe atdhetarit Halil Alidemës.Nga kjo shkollë ka thënë ajo kanë dalë gjenerata të shumta të cilat kanë arritë suksese me dijën e tyre të nxënë në këtë shkollë duke filluar nga edukatorë, profesor, mjek e deri te doktor të shkencave.

Drejtoresha Pira, duke folur rreth sukseseve të arritura në këtë vatër të diturisë tha se nxënësit e kësaj shkolle këtë vit shkollor ishin më të

mirët në kuzet e diturisë në nivel të komunës dhe atë rajonal e suksese kanë arrit edhe në aktivitet dhe garat kulturore dhe sportive.

E duke përshendetur dhe duke uruar ditën e shkollës nënkryetari I komunës së Vitisë Hasan Alia, thënë se nxënësit e kësaj shkolle së shpejti do të kenë kushte më të mira për mësim sepse tashmë janë intensifikuar punët në ndërtimin e objektit të ri shkollor në vend të objektit të vjetër i cili është ndërtuar në vitin 1963 dhe është vjetruar dhe paraqiste rrezik për mësim .”Objekti i ri i shkollës do te jetë i standardeve evropiane dhe do të ketë edhe sallën e edukatës fizike si dhe hasirë të mjaftueshme për mësim ku do të mësojnë mbi 1000 nxënës të kësaj shkolle.

Në kuadër të këtij organizimi festiv, para të pranishmëve nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur një program të pasur kulturor dhe artistik të cilën me paraqitjet e tyre treguan talentin e tyre artistik dhe kulturor. Por ajo cka ka rënë në sy ishte performance që bënë para të pranishmive voglushet e Klubit të gjimnastikës “Anamorava” të cilat nën mbikqyrjën e trajnerit të tyre Hazir Alidema përformuan më një pgrom më disa pika shumë interesante gjimnastikore.Më pas të pranishmit në mjediset e shkollës kanë vizituar edhe ekspozita me punime të ndryshme shkollore nga nxënësit e shkollës fillore e cila ishte hapur për nderë të kësaj dite./ Aziz Zuka

You Might Also Like