Libri

SHFLETIME E KUNDRIME KRITIKE

( Edituar nga Shtëpia Botuese “BEQIR MUSLIU” )

Njëri ndër krijuesit më produktiv në fushën e kritikës letrare, Nexhat Rexha, pasuron vitrinën e librit në Kosovë, me librin e tij më të ri, me vështrime letrare, me titull: “SHFLETIME DHE KUNDRIME KRITIKE”, të cilin e editoi Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, nën mbështetjen financiare të MKRS ( Departamenti i Kulturës ).

Libri strukturohet përmes tri pjesëve tematike, nisur nga shfletimi dhe kundrimi kritik i librave me poezi, pastaj librave në prozë dhe, në pjesën e tretë, iu qaset disa personaliteve letrare të Kosovës si dhe librave monografikë.

Përmes një trajtimi të thelluar dhe tejet profesional, kritiku i letrave shqipe, Nexhat Rexha, vazhdon punën e tij studimore në afrmimin e vlerave dhe personaliteve që po e begatojnë jetën letrare në Kosovë, po edhe më gjerë, duke kundruar përmes vlerësimeve të tija dhe emra të shquar nga letërsia botërore.

Libri shquhet edhe me një përgatitje solide teknike, falë Shtypshkronjës “Star Print” nga Prishtina.

You Might Also Like