Zgjedhjet 2019

Shefik Surdulli falënderon mbështetësit e tij

Të dashur miq, brenda dhe jashtë Partisë Demokratike të Kosovës, të dashur qytetarë, mbështetës të kandidaturës sime për Kuvend Komunal në Gjilan!

Kam kënaqësinë t’ju përshëndes dhe të ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen e gjërë që më keni dhënë dhe po vazhdoni edhe më tutje, në këtë fushatë zgjedhore, për mua personalisht, PDK-së dhe Zenun Pajazitit, kandidatit më të mirë që ka pasur Gjilani deri tash për kryetar Komune.

Duke e parë këtë përkrahje kaq të madhe nga ju, me kaq entuziazëm e përkushtim, s’kam se si të mos ndjehem i nderuar e krenar që ju kam; s’kam se si të mos i besoj fitores sime, fitores së PDK-së dhe të Zenunit tonë.

Ju, të dashur miq, me këtë përkrahje, jeni përcaktuar drejt, për rrugën më të mirë, për rrugën e ndryshimit të Gjilanit konkretisht; për punët e mira që do të duken dhe të preken përditë, të mbështetura në rregulla, kritere, parime, ngase tashmë është mëse e domosdoshme, pas ngecjeve të mëdha në shumë fusha jetike për qytetarët tanë.

Ju siguroj se, me punën time do t’ju bëj të ndjeheni mirë dhe të rëndësishëm për familjet e juaja, shoqërinë dhe vendin tuaj!

I juaji, me respekt – Shefik Surdulli

 

 

You Might Also Like