Futboll

Sërish shumë zbrazëti në mbrojtjen e Dritës

Pas një humbje dëshpëruese nga Flamurtari në Gjilan, Drita ka varguar edhe një të tillë, kësaj radhe në fushën e Lirisë së Prizrenit.

Dueli i parë i javës së tretë në Ipko Superligën e Kosovës ka sjellë një ndeshje me plot gola. Të parët në epërsi kanë ardhur mysafirët në minutën 28, kur pas një gabimi të mbrojtësit të Lirisë, Valon Bytyqi, Xhevdet Shabani ka shënuar pasi ka kaluar një mbrojtës.

Drita ka pësuar gol në minutën 40, kur nga anash ka gjuajtur Gashi, kurse topi mbi duart e portierit Leotrim Rexhepi është futur në rrjetë.

Pjesëloja e dytë ka nisur mirë për Dritën, kur pas një asistimi të Xhevdet Shabanit, Neziraj sërish solli ekipin e Dritës në epërsi.

Fati i këtij takimi ka mundur të jetë krejt ndryshe, sikur Livoreka të shënonte në një rast kur ishte i vetmuar, por në aksionin vijues, pas një gjuajtje të Fetahajt, topi ra në fushën e fortë sintetike të Prizrenit dhe kërceu mbi duart e portierit Rexhepi dhe çuditërisht u fut në rrjetë.

Për të qenë edhe më keq për Dritën, Liria ka shënuar edhe në minutën 57, sërish nëpërmjet Fetahajt, i cili shpërtheu nga e djathta dhe me një gjuajtje të saktë qëlloi këndin e epërm të djathtë të Rexhepit.

You Might Also Like