Viti

Së shpejti vëhet në diskutim publik Rregullorja komunale mbi tatimin në pronën e paluajtshme

-Fillimishtë para miratimit të rendit të punës kshillatërt komunal siq është bërë zakon kanë dhënë dhënë shqetësimet e tyre në formë pyetjeve nga më të ndryshme për udhëheqësit institucioneve dhe drejtorët e drejtorive komunale

Këshillëtarët komunal të Vitisë në mbledhjën e sotme të radhës të fundit për këtë vit kalendarik kanë shqyrtuar dhe diskutur për disa pika të rendit të punës.Veq tjerash pas aprovimit të rendit të punës të kësaj senace që është kryesuar nga kryesues i Naim Pira,

këshilltarët kanë miratuar me shumicë votash Propozim vendimin për dhënjën në diskutim publik të rregullorës për tatimin në pronën e palujtëshme për vitin 2019. Propozim Rregullorën për mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur. Pastaj edhe Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen Zonë me interes të përgjithshëm të ngastrat Kadastrale me nr. 153-0 në Zonën Kadastrake në Drobesh për të cilin arsyetimin eka dhënë para këshilltarëve drejtoresha e Kadastrit Majlinda Ostrgllava e është miratuar edhe Propozim Vendim për ndryshim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës :08,02,2018 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi per te cilin arsyetimin e ka dhënë në këtë seancë zv/ kryetari I komunës Haasan Alia.

Fillimishtë para miratimit të rendit të punës kshillatërt komunal siq është bërë zakon kanë dhënë dhënë shqetësimet e tyre në formë pyetjeve nga më të ndryshme për udhëheqësit institucioneve dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Si rëndom me të zëshmit dhe më aktivët në parashtrimin e kerkesave ishin këshilltarët e opozitës.Ata kanë patur ankesa lidhur me punët shkeleshko që sipas tyre po bëjnë operatoret e

punëve në ndërtimin e infrastrukturës por edhe në objekte shkollore si dhe për disa problem në shëndetësi.Pasi që gjatë kohës sa parashtronin kërkesa dhe shtronin shetësimet e tyre u muarr një kohë rreth një orë e gjysëm, kryesuesi i Kuvendit z.Naim Pira, u kërkoi atyre që gjatë parashtrimit të pytjeve të mos marrin shumë kohë, por që të jenë sa më konkret, sepse në të kundërtën është I detyruar që të ndërpren pyetjet të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullorën e punës së Kuvendit ku thuhet : ”këshilltarët komunal mundë të bëjnë pyetje në kohëzgjatje prej një minute dhe ate vetëëm dy pyetje”.por edhe pas kësaj ndërhyrjeje disa nga këshilltarët nuk e përfillën fare këtë sugjerim të kryesuesit por edhe më tutje vazhduan me të vjetrën duke dalë në foltore edhe nga tri e katër herë!.

Ndryshe në këtë seancë u dhanë edhe dy informata si: ajo e buxhetimit të Përgjithshëm Gjinor për vitin 2018 dhe planifikimi për vitin 2019 si dhe një informatë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport rreth AKV ‘Kemajl Azizi’’ Viti e cila subvencionohet vazhdimisht me 25% të buxhetit të subvencioneve të DRKS-së.

Të themi edhe këtë se si rëndom në fillim të kësaj seance, Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë i njoftoj të pranishmit mbi vlerësimin e

ligjshmërisë së akteve të nxjerrë në seancën e fundit të Kuvendit komunal të Vitisë ngaq MAPL-ja. Aziz Zuka

You Might Also Like