Futboll

Santa Coloma – Drita, ndeshja shkon në vazhdime

Ka përfunduar ndeshja  ndërmjet kampionit të Andorrës, Santa Coloma dhe kampionit të Kosovës, FC Drita e vlefshme për fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve me shifra të barabarta, 0:0.

Skuadra gjilanase kishte më shumë nga loja dhe shpërdoroi disa mundësi ideale për shënim me Leotrim Kryeziun e Xhevdet Shabanin, por pa arritur të realizojë.

Nga ana tjetër, rivali i ekipit gjilanas kishte zgjedhur të mbrohet dhe ia doli që të mos mposhtet në këtë ballafaqim.

Statistikat flasin në të mirë të Dritës.

You Might Also Like