Zgjedhjet 2019

Sami Kurteshi dhe Salih Salihu po qëndrojnë në Zvicër

Me ftesë të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër, kandidatët për kryetar të Gjilanit nga radhët e LV, Sami Kurteshi dhe të Vitisë, Salih Salihu, sot do të mbajnë tubim të madh me bashkatdhetarët tanë në Gjenevë. Dihet se mërgata shqiptare e tëra është me VV-në, ndaj do të jemi gjithmonë përkrah tyre, jo vetëm për marrjen e votave dhe vjeljen e parasë siç edhe ka ndodhur nga mashtruesit e deritashëm, por edhe në mbështetje konkrete për të gjitha nevojat që kanë.

Lëvizja Vetëvendosje rëndësi të veqant do ti kushtoj investimeve nga ana mërgatës, ndaj do të krijohen mekanizma të veqant institucional bashkpunimi për të gjitha nevojat që kanë.  Mërgata do të konsiderohet e barabart në të të gjitha fushat sikurse çdo qytetar rezident në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje ka konsideratë të madhe dhe falenderon mërgatën shqiptare, kudo që është për kontributin e madh që ka dhënë para luftës, gjatë luftës dhe tani pas luftës. Po mërgatën tonë nuk di si do të mbijetonte Kosova dje, e nuk dihet si do të dukej sot. Ndaj bukëpërmbysët e teritashëm që nuk qenë aspak mirënjohës dhe nuk bënë asgjë për mërgatën tonë, do të ndëshkohen më 22 tetor të këti viti nga vota e qytetarëve brenda dhe jasht Kosovës.

Vetëm me VV-në, mërgata do të ecë së bashku në të zhitha proceset zhvillimore të Kosovës ! Gjilani dhe Vitia do të jenë pjesë e këti zhvillimi. Dihet se në Zvicër, përkatësisht në Gjenevë dhe Cyrih ndodhet numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë nga Gjilani dhe Vitia !

Vota e tyre për Sami Kurteshin, Salih Salihun dhe Qendron Kastratin do t’i ndihmoj zhvillimit dhe përparimit të Anamoravës dhe lidhjes së bashkpunimit të ngushtë.

 

You Might Also Like