Viti

Samet Dalipi, ish- kryetar Vitisë aderon në AAK

Sa po afrohët 22 Gushti, dita kur është vendosur që të shpërndahët përbërja e tashme e Kuvendit të Kosovës, tashmë kanë filluar edhe “ethet” e frymës së zgjedhjeve e në këtë kontekst edhe aderimet e personaliteteve nga njëra në radhet e partisë tjetër .
E në komunën e Vitisë i pari që zgjodhi një rrugë tjetër nga rruga ku kishte nisë hapat e parë partiak para 30 viteve në LDK-ë, ku ishte edhe kryetar i Degës e edhe kryetar i komunës është Prof .Dr. Samet Dalipi i cili sot u largua nga LDK-ja dhe aderoi te një subject tjetër pra në AAK-ë

Ish-kryetari i Vitisë, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Samet Dalipi, është larguar nga partia së cilës i ka takuar për 30 vjet. Ai i është bashkuar AAK-së, partisë së Ramush Haradinajt, për këtë aderim me një postim në FB ka njoftuar kryetari i Deges së AAK-së në Viti Faruk Nura , duke theksuar se se partisë së tij po i bashkohet një figurë e njohur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Samet Dalipi, ish- kryetaar i komunës në vitin 2002-2004. Sukseset e AAK-së janë të pandalshme ka shkruar zv/ministri I Diasporës Faruk Nura./ Aziz Zuka

You Might Also Like