Futboll

Sallah Sherifi i suksesshëm edhe me Vitinë

E bëri historinë me Vllazninë e Pozharanit, duke e inkuadruar për herë të parë në Superligën e Kosovës në Futboll e kreatori i kësaj historie, Sallah Sherifi, historinë mund t’a bëjë edhe me një ekip tjetër, Vitinë.

Sherifi, i cili gjithmonë ka dëshmuar se ka parimet e veta në futboll, pak para fillimit të kampionatit u nda me Vllazninë dhe tashti, si kryetrajner i Vitisë po korr suksese. Që në xhiron e tretë, ekipi i Vitisë është futur në zonën e barazhit, ku me 6 pikë mban vendin e katërt. Ekipi që drejtohet nga Sallah Sherifi, ka korrur fitore në ballafaqim me Rahovecin si mysafir me rezultat 2:0 dhe me një temp të tillë mëton të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Edhe në xhiron e ardhshme, Vitia synon të korr fitore, kur do të përballet me ekipin Onix.

You Might Also Like