Viti

Sa deputetë do t’i ketë Vitia…

Kur tashmë të thuash janë kristalizuar gjërat rreth formimit të koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare të Kosovës të cilat do të mbahën më 11 qershor, edhe partitë politike kanë shtuar angazhimet e tyre në terren, propozuar emrat e atyre të cilët do të kandidojnë si deputet në këto zgjedhje .Kështu, sipas burimeve tona nga mbrenda ktyre subjekteve politike në komunën e Vitisë, Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Viti, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit do të ketë 3+2 kandidatë e ata janë Hasan Alia, Samet Dalipi e Faruk Nura, janë kandidatët të cilët do të garojnë për deputet në parlamentin e Kosovës. E emir I katërt që është nominuar është Hasan Rashiti nga komuna e Kllokotit , por që mundësi e hapur mbetet edhe për një kandidatë tjetër nga lokaliteti më I madhe I kësaj komune Pozharani.

E në ndërkohë me 3 kandidatë për deputet të shpallur në ditën e martë nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, janë Nexhmedin Arifi, Skënderbe Hebibi dhe Abdyl Bajrami, gjasat janë të vogla që ky subjekt të mbetet me po këta 3 kandidatë. Kjo vjen si rezultat i koalicionit të mbrëmshëm të subjekteve politike PDK, Nisma dhe AAK, dhe indikacionet çojnë që PDK do të ketë vetëm një kandidatë nga komuna e Vitisë sepse është e sigurt se nga 1 kandidatë do ta kenë edhe AAK-ja ,Nisma .

Merr vesh se në kuadër të koalicionit tashmë të nënshkruar në mes 3 subjekteve politike, as nga radhët e AAK-së në Viti nuk është konfirmuar që ky subjekt të ketë kandidatë nga kjo komunë, por ka shumë mundësi që Afrim Salihu, kryetari i degës së këtij subjekti të jetë kandidatë.

Ndërkaq, Lëvizja VETËVENDOSJE! pritet që sot pasdite të zyrtarizoj kandidatët e saj për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa bazuar në informacionet tona, Televizionit, AKR akoma nuk ka ndonjë kandidat zyrtar, por sipas të gjitha gjasave Besim Ymeri është njëri ndër kandidatët për deputet sepse emir I tij është lakuar më së shumti në këtë subjekt politik, pohojnë burimet në fjalë. Ndryshe Besim Ymeri më parë është deklaruar se ai do të garoj për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2017 në Komunën e Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like