Komunikacion

Rruga  Pozheran – Viti  po paraqet pasiguri për drejtuesit e automjeteve

Rrugëtimi nëpër rrugën shumë të qarkullueshme të automjeteve Pozharan-Viti, ditëve të fundit është bërë tejet e rrezikëshme për automjete dhe  shqetësuese për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Sipas fjalëve të Imri Emërlllahut Koordinator I EVSB-së për këtë komunë  ky aks rrugor  paraqet pa siguri për drejtuesit e automjeteve, sepse në dy skajet e rrugës janë rritur barishte të shumta të cilat po e zvoglojnë dukjen e rrugës, pastaj rruga ka kthesa të shumta të cilat vështirsojnë gjendjen e drejtuesit të automjetit,dhe pasigurinë po e rrisin mosdukja e shenjave të komunikacionit të cilat janë të mbuluara thuaja tërsisht nga barishtet,që janë të vendosura nëpër shumë kthesa të kësaj rruge,që paralajmrojnë kthesen e rrezikshme.
EVSB se në që gjendje është kjo rrugë shifet edhe nga fotot që janë bërë në këtë rrugë  se si duken shenjat e komunikacionit të dërguara nga disa qytetar,që tregojnë kjartë gjendjen aktuale të  kesaj rruge.

Sipas burimeve që posedon EVSB,aksidenti i dy automjeteve ditë më pare, ka ndodhur pikrishtë në kët kthesë, ku nuk duken fare shenjat e komunikacionit.Fatmirsishtë pos dëmeve të mëdha materjale në automjete  drejtuesit e automjeteve kanë marrur lëndime të leta trupore.

Shkaktarë i aksidentit është moskujdesja e drejtuesit të automjetit,shpejtësia,dhe mosdukja e shenjave të komunikacionit që paralajmron kthesen e rrezikshme.Por ajo cka brengosë më së shumti ështëë fakti se kjo rrugë menaxhohet nga komuna e Vitisë që është edhe e obliguaar që të përkujdset për mirmbajtjën e saj për qka komuna ndanë mjete nga buxheti për mirëmbajtjën e saj e tash për tash askush në pastrimin e barishtave nga të dy anët e rrugës nuk ka bërë asgjë.Është koha e fundit që komuna të pastron rrugën nga kto barishte sa nuk është bërë vonë e zoti na ruajt që shkaku I tyre dikush me automjetin e tij të shkakton vetëaksident ose më dikën që ngas veturën të aksideentohet.Edhe Ekipi Vprues për Siguri në Bashkësi/ EVSB/ ftonë organet përkatëse që të bëjnë pastrimin e dy skajeve të rrugës Viti Pozhran, më qëllim që tabelat e shenjave të trafikut të  jenë të vendosura me një pozit më të lartë nga toka,që të jenë të dukshme për drejtuesit e automjeteve,e jo të mbuluara nga barishtet dhe jo të kthyera tabelat në anën e mbrapësht siq jaanë tash disa nga këto! /  Aziz Zuka

You Might Also Like