Viti

Rreth 8 mijë banorë të Pozharanit tash e disa ditë pa ujë të pijës

Edhe pse kanë të shtrirë rrjetin e ujësjellsit, banorët e Pozharanit, tashë e një kohë të gjatë po kanë problem me furnizim më ujin e pijës.Edhe pas rreth 8 vitesh furnizimi me ujë nga ujësjellësi nuk është rregulltë.Banorët e Pozharanit, thonë se ngjanë shumë shpesh që ujësjellsi nuk është funkcional dhe ky problem nuk po zgjidhet.
Kështu është edhe këto ditë nga krojet e këtij ujësjellsi nuk pikon ujë!. Zyrtarët e Kompanisë “”Hidromorava”” Njesia në Viti për problemin e mungesës së ujit të pijës këto ditë e arsyetojnë me një havari që ka ndodhur në pompat elektrike që furnizojnë bazenin e ujit që ndodhet në Tërpezë.
Por kjo po ndohë shpësh e ky problem nuk po zgjidhet.Banorët e këtij lokaliteti më të madhë të komunës së Vitisë, që ka rreth 8 mijë banorë thonë kërkojnë që kjo kompani të jetë të serioze në punën e saj pasi që menagjon këtë ujësjell e ku inkason taksën mujore në mynyrë paushalle /nga ata të cilët nuk kanë të vendosur njehësorët e ujit/ në lartësi prej 16 euro që është një taksë shumë e lartë !!!!.

Një problem tjetër është edhe ai i ujit të turbulltë që herë pas here rrhjdhe nga krojet e që është si pasojë e mosvendosjës së filtrave për pastrimin e ujit sepse shpesh ndodhe që pas mungesës së ujit për tri apo katër ditë nga pas ardhjës së ujit uji është për disa ditë I papërdorshëm sepse është i ndotur!!!.
I pyetur nga gazeta se pse tash e disa ditë Pozharani si dhe lokalet afariste,restorantet, fusrrat e bukës,dyqanet dhe kafeteritë nuk kanë ujë të pijës Ilir Zuka, kryetar i Kshillit të fshatit na tha se

“është në dijeni se nuk ka ujë nga ujësjellsi dhe se ai është informuar nga zyrtarët se shkaku i mungeses së ujit është një defekt në pompat e furnizimit me ujë,por se është duke u punuar në riparim të këtij defekti por se problem është se nuk ka pjesë rezervë .
Është koja e fundit që Kompania “”Hidromorava”të angazhohet sa më shpejtë që të funkcionalizoj ujsjellsin në Pozharan sepse banorët janë pa ujë e ky është një problem që duhet të zgidhet urgjentishtë.
Aziz Zuka

Legjenda: Foto : Pozharani

You Might Also Like