Futboll

Reagon Gjilani: Na ofenduan me gjuhën më banale, e disa edhe në baza racore

REAGIM:

Përgjatë zhvillimit të takimit të sotëm disa tifozë të Vushtrrisë nuk kursyen dhe ofendimet karshi futbollistëve dhe stafit tonë.
Disa prej tyre përdorën gjuhën më banale, e disa ofenduan edhe në baza racore futbollistin tonë Brazilian, Jackson Ferreira.

SC Gjilani dënon rëndë këto dukuri në stadiumet tona të cilat nuk kanë vend në ambientin ku duhet të zhvillohet futboll dhe jo të ofendohet futbollisti ynë në ato lloj mënyra, nga ata tifozë që në asnjë moment nuk e kursyen atë nga këto lloj ofendime.

Skuadra e Gjilanit i qëndron afër dhe e mbështet futbollistin tonë dhe me shpresë se këto dukuri negative të cilat fatëkeqësisht janë ende prezente në stadiumet tona, të ndalen dhe rastet sikur ky i sotmi të mos përsëriten më.

Gjithashtu bëjmë apel nga organet kompetente, që këta persona të zbulohen dhe të marin dënimet e tyre të merituara, pasiçë, ato ndikojnë negativisht edhe në mbarëvajtjen e kampionatit elitar në Kosovë.

SC Gjilani
Gjilan, 07 Nëntor 2019

You Might Also Like