KRONIKË E ZEZË

Raporti i policisë për javën që e lamë pas

Statistika për periudhën kohore nga data 15.01.2020 deri më 21.01.2020

Incidente ——————————————– 26

Persona të arrestuar —————————————— 21

Aksidente trafiku me lëndime ——————————– 12

Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime ——– 15

Tiketa ———————————————————– 895

Aksident me fatalitet —————————————— 0

“Lëndim i lehtë truporë”

Gjilan, Rr. ”Idriz Seferi “

Me 21 janar 2020 nga ana e Policisë së Kosovës në Gjilan është arrestuar i dyshuari i mitur MKSH pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën e mitur FKSh, duke e goditur me grushte në fytyrë më ç ‘rast viktima ka pësuar lëndime të dukshme trupore ku për shkak të natyrës së lëndimeve të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 24 orë. Rasti është duke u hetuar.

“Armëmbajtje pa Leje”

Gjilan rr. “Idriz Seferi “

20.01.2020

Policia e Kosovës, Sektori për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit që vepron në Gjilan, kanë realizuar bastisje në banesën e të dyshuarit Shqiptar shtetas i Kosovës pasi që i njëjti, me 20 janar 2020 në qytetin e Prizrenit ishte arrestuar si i dyshuar për veprën penale ,,Falsifikimi i parasë’ ’.

Gjatë bastisjes në banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e llojit Pistoletë ,,EKOL FIRAT COMPACT” , një karikatorë dhe dy fishek të Cal.9 mm. Rasti është duke u hetuar.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme MinistarstvoUnutrašnjih Poslova Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës /Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate DR- Gjilan

“Mashtrim”

Gjilan, Rr. “Marie Shllaku”

Me 20 janar 2020, Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës ka raportuar në policinë e Kosovës në Gjilan se para një kohe e kishte blerë një veturë të markës Opel Corsa nga personi femër shqiptare shtetase e Kosovës dhe në momentin që ka shkuar për ta riregjistruar, nga Qendra e regjistrimit është njoftuar se kjo veture është në hipotekë në një bankën këtu në Gjilan. Është njoftuar prokurori kujdestare i rastit. Rasti procedohet për hetime të mëtejme.

You Might Also Like