KRONIKË E ZEZË

Rajoni i Gjilanit relativisht i qetë

Në rajonin e Gjilanit në 24 orët e fundit nuk është shënuar ndonjë rast serioz. Oficeri i Policisë, Shaban Azizi, zëvendësdrejtor rajonal ka bërë publik disa nga rastet që kanë ndodhur në ditën që e lamë pas:

Vjedhje e rende ne tentative-Gjilan Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se në dy shtëpitë e tij, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritareve, kanë demoluar nëpër dhoma, por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë. Rasti procedohet në NJHK.

Vjedhje-Gjilan Ankuesi M.K.SH.  ka raportuar  se nga persona të panjohur, para hyrjes së shtëpisë i janë vjedhur katër palë mbathje sportive në vlerë të përgjithshme rreth 250€. Rasti procedohet në NJHK.

Realizim i urdherarrestit nderkombetare-Gjilan Është ndaluar i dyshuari M.SH. shtetas i Serbisë,  në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar. Me vendim të prokurorit i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë në Gjilan.

Demtim i pasurise se luajteshme-Viti Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me djalin i tij M.K.SH., i njëjti  ja ka thyer xhamat, dritat e para dhe mbrapa të veturës Subaru me targa RKS dhe të traktorit i cili ishte në garazh. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që rasti të kompletohet dhe ti dërgohet rasti në gjykate në procedure të rregullt gjyqësore.

Vjedhje-Novo Berde. Nje dite me pare nje qytetar Serb Kosovar ka raportuar ne Polici se i ishin vjedhe 4 cope  dhi dhe 2 edha. Në lidhje me rastin e raportuar nga personi M.K.S, patrulla ka arritur deri te informata se dhitë nuk janë vjedhur por i kanë humbur dhe gjinden tek personi M.K.SH. i cili ka lajmëruar se kafshët i ka gjetur dhe se nuk ka pasur njohuri se të kujt janë. Ankuesi është lajmëruar për vendndodhjen e tyre ku edhe i ka identifikuar dhitë dhe i ka sjell në shtëpi.

You Might Also Like