Sportet me dorë

Rabotniçki i Shkupit – Drita , kështu përfundoi miqësorja

Drita e Gjilanit, kampione aktuale e Kosovës në Volejboll, së fundi e përforcuar edhe me dy lojtare amerikane, ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Shkup, në Palestrën “Boris Trajkovski”, ku përballë kishte ekipin e Rabotniçkit.

Ndeshja është zhvilluar në prag të fillimit të stinorit pranveror dhe ishte kjo mundësi e kryetrajnerit Lorik Ilazi që të shoh formën e ekipit.

Në një ndeshje tejet të barabartë, Drita ia doli të ngadhënjejë me rezultat 2:1 në sete.

OK Rabotniçki – KV DRITA 1-2 (26:28, 25:18, 23:25).

You Might Also Like