Viti

Qytetarët e Vitisë kanë falenderuar kryetarin Haliti për punën dhe investimet që janë bërë në këtë komunë gjatë këtij viti

Ai ndër tjerash potencoi se ky vit ka qenë i suksesshëm për Komunën e Vitisë, por shtoj se viti në vijim do të jetë edhe më i suksesshëm pasi siç tha ai, këtë e bazon në projeksionet buxhetore dhe projektet të cilët priten të realizohen me donator të shumtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, gjatë ditës së sotme, ka mbajtur debat publik me qytetarët, ku përmes sllajteve dhe fjalëve, janë treguar arritjet dhe planifikimet e komunës gjatë këtij njëvjeçari qeverisës. Mirëpo, përkundër kësaj, i pari i kësaj komune u sfidua nga qytetarët me problematika të ndryshme

Qytetarë të shumtë të Komunës së Vitisë, në numër mjaftë të madhë, kanë marrë pjesë në debatin e dytë të rregullt të Kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti për vitin 2018.

Aty ata janë njoftuar nga Kryetari Haliti mbi projektet të shumta të cilat janë realizuar në Komunën e Vitisë, përmes buxhetin komunal, me buxhetin e nivelet qendror si dhe me përkrahjen e donatorëve të ndryshme përmes të cilëve janë realizuar projekte të shumta dhe atë në të gjitha fushat si Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, Sport etj por edhe për sfidat me të cilat është ballafaqur gjatë këtij viti qeveria komunale.

MST/ Qytetarët ndajnë mirënjohje kryetarit Haliti

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit të fshatrave Kabash, Sadovinë e Jerlive, Budrikë e Gjylekar, kanë ndarë nga një mirënjohje për punën që ka bërë kryetari Haliti në këto lokalitete. Kurse në pjesën e dytë të këtij takimi qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e institucioneve komunale të

Vitisë. I pari i Vitisë tha se punët që janë kryer gjatë një viti qeverisës dhe mund krenohen për të gjitha këto arritje, ku ka pasur investime në infrastrukturë, arsim dhe në energjinë elektrike.

Ai ndër tjerash potencoi se ky vit ka qenë i suksesshëm për Komunën e Vitisë, por shtoj se viti në vijim do të jetë edhe më i suksesshëm pasi siç tha ai, këtë e bazon në projeksionet buxhetore dhe projektet të cilët priten të realizohen me donator të shumtë. “Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018, kemi realizuar objektivat programore dhe politike të planifikuara përmes projeksioneve buxhetore, për realizimin e projekteve nga sektorë të ndryshëm me interes për qytetarët e komunës sonë. Prioritet i politikave publike, për mua dhe kabinetin tim qeverisës, kanë qenë ngritja e cilësisë së shërbimeve komunale administrative dhe realizimi i kërkesave të qytetarëve për projekte në infrastrukturë të përgjithshme jetësore”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ai tha se projektet të cilat janë realizuar në këtë komunë kanë pasur në epiqendër të vëmendjes qytetarin, familjen e tij, si dhe problematikën me të cilat ata përballën në fshatrat, lagjet, mjediset urbane, shkollat, rrugët, kanalizimet, rrugicat, gjelbërimin, pastrimin etj. Kurse gjatë këtij takimi

qytetarët e shumtë, kanë parashtruar pyetjet e tyre mbi projektet e ndryshme nëpër lokalitetet e kësaj komune por edhe në fushat e ndryshme, ku edhe kanë marrë përgjigje nga i pari i Komunës.

E përfaqësuesit e fshatrave Kabash, Sadovinë e Jerlive, Budrikë e Gjylekar, kanë ndarë nga një mirënjohje për punën që ka bërë kryetari Haliti në këto lokalitete. Përndryshe ky debat publik me qytetarë është organizuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, kurse hapjen e saj e ka bërë Fatbardha Emini, zëdhënës e Qeverisë Komunale e cila gjithashtu udhëheq edhe Drejtorinë e Arsimit në Viti.Aziz Zuka

 

You Might Also Like