Shëndeti

QKMF në Viti përfiton edhe një donacion në paisje mjekësore në vlerë  rreth 15 mijë euro

 

 

Kohëve të fundit në komunën e Vitisë në Sektorin e shendëtësisë, janë shënuar zhvillime pozitive.Në vazhden e ktyre zhvillimeve kësaj radhe po shënojmë edhe një që ka ndodhur sot. Cë është e verteta, sot Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka përfituar donacion në vlerë rreth 15 mijë euro në pajisje mjekësore, 8 shtretër dhe 30 ormanë mjekësor.

Pranimi i 8 shtretërve dhe 30 ormanëve mjekësor u bë nga drejtues të Komunës dhe Shëndetësisë në Viti.

Donacioni erdhi nga Zvicra i dhuruar nga Klinika Grengettes me seli në Gjenevë të Zvicrës, me ndërmjetësimin e mërgimtarit dhe humanistit vitias, Rashit Rashiti.

Në ceremonin e praanimit të paisjeve mjeksore veq tjerash u tha se këto pajisje do të kenë ndikim në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe do të jenë në shërbim të atyre që kanë nevojë.

E nga Kryetari i komunës, Sokol Haliti, përfaqësuesi i familjes ndërmjetësuese dhe donatore Rashiti, Hasan Rashiti, dhe drejtori i shëndetësisë, Basri Aliu, u  vlerësua lartë ky donacion.

Ata kanë falënderuar donatorët dhe klinikën zvicerane për kontributin e tyre në përmirësimin e aparaturës mjekësore për institucionet vitiase të shendetësisë.

Sipas Halitit, me këtë donacion është plotësuar një nevojë që ka pasur shëndetësia e Vitisë.

Pos donatorëve, falënderime pati edhe për kompaninë transportuese “Bina” që operon në relacionin Zvicër- Kosovë dhe anasjelltas.Aziz Zuka

You Might Also Like