Zgjedhjet 2019

Qeveria Kurti e vetmja që mund të ndryshoj  politikën njëzetvjeçare në Kosovë

Arijeta Rexhepi

Shenja e parë e normalizimit të një shoqërie është kur njerëzit më në fund  janë në gjendje të jetojnë nga puna e tyre. Kur, as u rrëmbehet, as u lejohet të rrëmbejnë.

Një dijetar ka thënë se çdo krim e ka burimin në bindjen se e huaja mund të bëhet e jotja.

Edhe prindërit tanë, shumica prej tyre, na e kanë përsëritur vazhdimisht e në forma të ndryshme po këtë. Na kanë thënë se askujt nuk i kanë thënë “hajdut aga”. Asnjë lloj hajdutërie nuk është për t’u lëvduar. Posaçërisht jo atëherë kur njerëzit vjedhin shtëpinë e vet.

Gjithsesi se nuk na shkon ndërmend t’i bëjnë kurrfarë pengesash afaristëve korrektë e të ndershëm, por në këtë shoqërinë tonë, jo aq të pasur, të kemi aq shumë milionerë, nuk na duket e mundur pa krijuar armata prej dhjetëra mijëra të varfërish. E kujt i duhet një gjendje e tillë?! Qytetarëve të këtij vendi,  jo.

Kujt i duhet përkeqësimi që po e shohim në arsim, shëndetësi e në shumë fusha të tjera? Qytetarëve të këtij vendi, jo.

Le të bëhemi sa më shumë, le të mblidhemi rreth LVV-së! Le ta sjellim së bashku një gjendje ku ecja jonë e deritashme kryesisht drejt degradimit,  të ndërrojë kahun, e të niset drejt përparimit e perspektivës për rininë tonë.

Le t’u besojmë të na prijnë në këtë drejtim njerëzve që nuk u përkulën as kur ishte më së vështiri, që nuk u joshën nga kurrfarë “dhuratash”, që dëshmuan se mbi të gjitha kanë mirëqenien e njerëzve të këtij vendi! Le t’ia japim besimin posaçërisht njërit nga ta; atij që kurdo që e deshi puna, nuk u struk asnjëherë, por, përkundrazi me ballë lartë qëndroi i paepur; si në Lëvizjen studentore të të nëntëdhjetave, si  gjatë luftës, duke u bërë në mes të Prishtinës Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, si në kundërshtimin pas lufte, me dije e guxim, të burokratëve ndërkombëtarë e vendorë.

Albin Kurtin!

Vetëvendosjen me Albinin!

 

You Might Also Like