Gjilan

Punësimi i femrave është me interes për vendin

Ardianë Halimi dhe Rita Tërstena, dy gjilanase kanë qenë pjesëmarrëse të një punëtorie  dy-ditore, në kuadër të projektit “Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave jo-aktive në tregun e punës”, e organizuar nga organizata jo-qeveritare Democracy for Development (D4D).

Në këtë punëtori është bërë identifikimi i nevojave sipas specifikave dhe kërkesave të tregut të punës në këto rajone: Graçanica, Gjilani, Ranillugu, Novobërda, Fushë Kosova dhe Prishtina.

“Mungesa e mundësive për punë, kujdesi për fëmijë dhe të moshuarit në familje, mosngritja e kapaciteteve të grave të cilat janë mbi moshën 35 vjeçe, si dhe mungesa e trajnimeve dhe kurseve të ndryshme për të qenë në hap me tregun e punës janë disa nga problemet që u nxorën në pah në këtë punëtori nga ne pjesëmarrëset”, kanë thënë Ardianë Halimi dhe Rita Tërstena, të cilat janë ndarë të kënaqura me këtë trajnim.

Në këtë punëtori Ardianë Halimi dhe Rita përfaqësuam komunën e Gjilanit nga organizata jo-qeveritare KAND.

 

You Might Also Like