Muzikë, Teatër

Prezentim mbresëlnës i Qendrës Kulturore Artistike “Art Vision”

Mbrëmja e së mërkurës  ne teatrin e qytetit ishte e rezervuar për një prezentim dinjitoz të Qendrës Kulturore Artistike “Art Vision” .. Para sallës së mbushur me artëdashës kjo qendrër prezentoi një program shumë ngyrësh duke filluar nga; aktrimi, baleti, vallëzimi modern, loja në instrumente si piano dhe fizharmonikë, këndimi dhe ekspozitë e fotografisë. Gjitha fushat e prezentimit ishin të përgaditura deri në detajet më të imta edhe pse kishte pjesëmarrës të moshave shumë të vogla (nën gjasht vjeq) paraqitja ishte për tu mahnitur. Personeli- mësusit e qendrës ne krye me mrs të fizarmonikës Shkumbin e Miftarin (mbase I vetmi në Kosovë) Shqiprim Miftari, Nesa Kazagic, Rina Kurteshi dhe Ekrem Sopi ….. kishin bërë një punë shumë profesionale dhe për qdo lavdat, kur kihet parasysh edhe koha shumë e shkurtë e përgaditjes. Qyteti të Gjilanit kaherë I ka munguar një vend ku mund të edukohen fëmijët e qytetit në fusha të ndryshme të artit me mësues professional dhe me përkushtim maksimal. Kjo qendrër meriton perkrahjen insitucionale dhe mediale dhe vlenë të kihet si pikë referente për Gjilanin ku mund të mësohen vlerat e mirëfillta të fushave të ndyshme të artit.

Muhamed Sadriu

   

 

 

You Might Also Like