Sportet me dorë

Portieri Arbër Sylejmani ftohet në përfaqësuese

Portieri I Klubit të Hendbollit Drita nga Gjilani, Arbër Sylejmani, ka marrë ftesë nga selektori I Kosovës në Hendboll, Taip Ramadani, që të jete pjesë e përfaqësues së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të radhës.

Ftesa ka ardhur në adresë të KH Drita, në të cilën është thënë se Kombëtarja e Kosovës në hendboll gjatë muajit janar do të zhvillojë ndeshje kualifikuese  në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në Hendboll që do të mbahet në vitin 2019.

“Lojtari I juaj është ftuar që të jetë pjesë e kampit provues që do të mbahet prej 23 dhjetor deri më 30 dhjetor të këtij viti, kamp I cili do të mbahet në qytetin e Gjakovës. Nga data 3 janar të vitit të ardhshëm do të mbahen përgatitjet përfundimtare në Prishtinë.

You Might Also Like