KRONIKË E ZEZË

Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar një person që dyshohet të jetë i involvuar në Rast “Vjedhje e rëndë”

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga Stacioni Policor i Vitisë pas një pune të gjatë që kanë bërë në hetimin e veprave penale të “Vjedhje” dhe “Vjedhjeve të rënda” është arritur të zbulohet një rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe një tjetër rastë ‘’ Vjedhje e rëndë në tentative’’ që kishin ndodhur gjatë vitit 2018 në kishën katolike të Letnicës komuna Viti.

Sot me 20 dhjetor 2019 nga ana e policisë së Kosovës është lokalizuar dhe arrestuar një i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës i cili dyshohet të jetë i involvuar në këto vepra penale.

I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë fakte të qëndrueshme se i dyshuari pasi që kishte depërtuar me forcë brenda objektit të kishës katolike në Letnicë dyshohet se nga aty ka marrë para në vlerë prej 130 euro (kartëmonedha dhe para të metalta).

Në rastin e dytë që kishte ndodhe pas një kohe po në vitin 2018 në të njëjtin lokacion i dyshuari ka tentuar që të depërtoj po me forcë ,mirëpo pasi që është aktivizuar alarmi i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes dhe rasti ka mbet në tentativë.

Policia e Kosovës stacioni policor në Viti, është mirënjohëse dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin drejtë zbulimit të veprave penale që paraqiten në zonën e përgjegjësisë të komunës së Vitisë , falë këtij bashkëpunimi me qytetaret vetëm gjate muajit dhjetor njësitet e hetimeve kanë arrit që ti zbuloje edhe gjashtë raste të tjera të “vjedhjeve”.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e vet.

 

You Might Also Like