KRONIKË E ZEZË

Policia e Kosovës, në Kamenicë kanë arrestuar një të dyshuar për ushtrim të lojërave të fatit të ndaluara me ligj

Me 31 janar 2020, rreth orës 12:00, Polica e Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se në fshatin Rogoçicë Komuna e Kamenicës në një lokal zhvillohen lojëra fati të ndaluara me ligj.

Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Kamenicës me ta marrë informatën kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar, vendin dhe të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës nga fshati Karaqevë e Epërme në lokalin pronë e të dyshimtit të lartcekur ku ishin duke u luajtur lojëra fati –KENO të cilat lojëra me ligj janë te ndaluara.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti I hetimeve si dhe inspektoret komunal .
Pajisjet e lojërave të fatit janë Konfiskuar nga ana e doganave të Kosovës.

I dyshimti është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar qe rasti të procedohet në prokurori në procedurë të rregullt.

You Might Also Like