Gjilan

Pika Kufitare Stanqiq –Bellanoc do të hapet këto ditë

Ashtu siç u patëm paralajmëruar se pika kufitare Stanqiq –Bellanoc do të hapet në kohë reale brenda një kohe të shkurt planifikohet që brenda disa ditësh përfundimisht të lëshohet për qarkullim.
Tani më gjithçka është kryer edhe nga aspekti teknik dhe jemi në konsultim me BE-në që brenda këtyre ditëve të bëjmë hapjen zyrtare të kësaj pike.
Kjo pikë kufitare është punuar me standarde Evropiane ku qytetarët e Gjilanit dhe jo vetëm të Gjilanit do të kenë edhe një arterie dhe pikë të veçantë për të shtrirë komunikimin dhe lëvizjen me Shtetin Maqedon respektivisht edhe me qytetarët shqiptarë që jetojnë atje. Përveç lirisë së lëvizjes në këtë pikë kufitare pas 6 muajve do të ketë mundësi që kjo pikë të përdoret edhe për aspekte ekonomike e të të bërit biznes.

Izmi Zeka

You Might Also Like