OPINION

Përshkak të papërgjegjshmërisë së Komunës, Lagjja “Arbëria”, pa ujë të pijes

Gjilan, 8 tetor 2018

Se pushtetit aktual në Gjilan, kompanitë publike i sheh vetëm për interesa të pushtetarëve: për të punësuar njerëz të tyre partiak e familjar, kjo po shihet përditë dhe është bërë standard i qeverisë komunale, të drejtuar nga LDK dhe z.Lutfi Haziri në krye të saj.

Prej dje në mëngjes, banorët e lagjjes më të madhe në qytet “Arbëria”, janë pa ujë të pijës dhe askush nga autoritetet përgjegjëse të komunës në Gjilan, nuk ndërmerr asgjë.

Shqetësimin më të madh, këta banorë fatkeq, tani e kanë pas njoftimit të kompanisë “Hidromorava”, e cila ka njoftuar se në vendin ku është dëmtuar gypi I ujësjellësit, qëndron një vinç ndërtimi, I një kompanie private, me të cilin “Hidromorava” qenka në negociata për ta larguar vinçin për tu bërë I mundur pastaj intervenimi për evitimin e këtij defekti. Pra, banorët nuk e dijnë edhe sa kohë do të mbeten pa ujë, meqë, sipa njoftimit të “Hidromoravës”, mbetet në vullnetin e pronarit të vinçit se kur ai do ta lirojë hapësirën, ku është dëmtuar gypi I ujësjellësit.

Po Komuna ku është, në këtë rast?! Ku është drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike dhe drejtoria e Inspekcionit, të cilët janë kompetent për ta larguar atë vinç ndërtues, nga prona publike, I cili është i vendosur mu aty ku edhe është dëmtuar gypi I ujësjellësit!

Komuna duhet të reagojë sa më pare, bashkë me kompaninë “Hidromorava”, për të mos i lënë akoma pa ujë banorët e lagjes “Arbëria”. Fundja, për ktë punë është komuna, për ti shërbyer qytetarëve të saj edhe kur ata janë në hallë, e jo vetëm për t’ia vjelë taksën e për të manipuluar me te.

Shefik Surdulli /Këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/

You Might Also Like