Zgjedhjet 2019

Përlepnica nuk sheh alternativë tjetër pos VETËVENDOSJE!-s

Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, ka bashkëbiseduar dhe ka shpalosur programin qeverisës të LV-së për Komunën e Gjilanit me banorët e një lagje të fshatit Përlepnicë.

Banorët e kësaj lagje të fshatit i dhanë mbështetje kandidatit të LV-së për të parin e komunës dhe listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, duke konsideruar se është vetëm LV-ja shpresa për ta, e për ndryshimin e domosdoshëm.

Konsistenca në qëndrime e parime, dhe programi tërheqës e konkret, e bënë LV-në të vetmen alternativë për qeverisjen e Gjilanit, theksojnë të bindur banorët.

You Might Also Like