Zgjedhjet 2019

Përlepnica, Mireshi, Kmetovci dhe Verbica e Kmetovcit konfirmojnë: Rexhep Kadriu deputet i Kuvendit të Republikës se Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, mbajti tubim të madh me banorët e Përlepnicës, Mireshit, Kmetovcit dhe Verbicës së Kmetovcit. Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve në këtë tubim, iu dha vula fitores së kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Kadriut dhe koalicionit të vendimeve të mëdha me kryeministër Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, njëherit nënkryetar i komunës së Gjilanit dhe kandidat për deputet nga Gjilani për Kuvendin e Republikës, Rexhep Kadriu tha se Gjilani tanimë e di cila është rruga që shpie drejt zhvillimit ekonomik, arsimit cilësor, gjenerimit te vendeve të reja të punës, shëndetësisë me standarde evropiane dhe një shteti me ushtri e sovranitet.

“Kosova në përgjithësi dhe Gjilani në veqanti, e ka rastin e fundit që këtë të diele zgjedhore te përcaktohet për një shkollë të re qeverisëse, shkollë e cila do ta zhvilloje vendin, do te krijoje vende të reja të punës, partneritet me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-t, duke u mbështetur në punë, angazhim, seriozitet në qeverisje dhe respektim te rendit dhe ligjit. Gjilani duhet që kësaj here ti jape përkrahje njerëzve që janë dëshmuar në qeverisje lokale, njerëzve që kanë me qenë këmbëngulës në ndarjen e buxhetit të shtetit në mënyrë të barabart. Taksat e gjilanasve do të përkthehen në investime për Gjilanin dhe Anamoravën në përgjithësi, andaj të dielen mos e qoni votën jashtë Gjilanit, ndaleni këtu për kandidatët tuaj, për vetëveten tuaj, për Gjilanin, sepse vetëm njerëzit tuaj iu përfaqësojnë denjësisht”, tha Rexhep Kadriu.

“Gjilanasit këtë të diele zgjedhore, të rinj e të reja, burra e gra, pleq, bashkërisht duhet të nisemi drejt kutive sepse vota jonë është ajo që përcakton të ardhmën tonë. E kemi programin më të mirë, kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj i cili është dëshmuar shumë herë sa e do Kosovën dhe popullin e saj, kemi kandidatët për deputet që ngado që shkojmë vlerësohen si më të mirët dhe të vetmit që përfaqësojnë Gjilanin, Ahmet Isufi, Magbule Shkodra dhe unë Rexhep Kadriu, andaj vota juaj për ne, është votë që sigurone një të ardhme të mirë për fëmijët tuaj, për vendin tuaj e për një Kosovë evropiane”, përfundoi Rexhep Kadriu

You Might Also Like