Zgjedhjet 2019

Përkrahje masive e zhegrasve për ”Fillimin e ri”

Zhegra me Grykën e Karadakut, të legjendave që bënë historinë, ka dëshmuar dhe po dëshmon që mbetet krah atyre që përquan zërin e lirisë dhe të mvetësisë së Kosovës.

“Nga kjo që po shoh sonte këtu, gjithë këtë entuziazëm, gjithë kjo prezencë e qytetarëve të kësaj gryke, tregon vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për ta larguar Zhegren nga ky terr që e ka kapluar. Zhegra me rrethinë e meriton përkujdesjen tonë më të fuqishme ashtu siç vërtetë e meriton dhe ia di rendin”, është shprehur ndër të tjera, kryetari dhe kandidati i PDK-së në Gjilan për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, z. Zenun Pajaziti.

E inspiruar nga prezenca e madhe edhe e grave të Zhegrës, kandidatja tjetër e PDK-së në Gjilan, znj. Leonora Morina – Bunjaku, në fjalën e saj, ka veçuar: “Duke e parë prezencën e këtyre nënave, motrave tona, premtoj se do t’i fuqizoj ato duke mos lënë guri pa lëvizur që ato të jenë bartëse të proceseve dhe të jenë të gatshme të udhëheqin vet, të krijojnë bizneset e veta”, e cila në fund ka kërkuar besimin me votë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj.

You Might Also Like