Viti

Përfundoi me sukses të plotë ushtrimi fushor “Partnerët 19” ku u tregua gatishmëria e lartë e ndërhyrjes në raste emergjente

 Ushtrimi fushor “Partnerët 19” ka vazhduar edhe sot në territorin e Komunës së Vitisë. Me këtë rast janë inskenuar disa raste emergjente në këtë komunë. Ndër tjerash është inskenuar edhe një operacioni i sigurisë në fshatin Shashare, ku FSK-ja , kinse ka intervenuar ndaj grupeve kriminale të cilët pas situatës së inskenuar nga tërmeti po merreshin me aktivitete kriminale, kryesisht me vjedhjen e pasurisë së qytetarëve të fshatrave Stubëll e Epërme, Letnicë dhe Vernakollë dhe atë duke shfrytëzuar brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.

 

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës si dhe nga afër këtë ushtrim e kanë përcjellë sot Komandanti i Forcave Tokësore të Kosovës në FSK, Gjeneral Major, Fadil Hadergjonaj, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Komandanti i Policisë së Kosovës në Viti, Afrim Halili dhe të tjerë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme, janë inskenuar edhe disa raste të tjera emergjente e ndër to ishte edhe një aksident trafiku në udhëkryqin e Kllokotit.

Ndërkaq gjatë gjithë këtyre ushtrimeve fushore në Viti, ishin ngritur tri tenda ku qëndronin: Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, Qendra Operative Emergjente dhe Zyra për Informim e komunës së Vitisë./Aziz Zuka

 

You Might Also Like