Sportet me dorë

Përforcim i madh në volejboll, Alfred Pllana i bashkohet KV Dritës

KV Drita sot ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me volejbollistin vushtrias, Alfred Pllana, i cili do të jetë pjesë e KV Drita për edicionin e ri garues 2019/2020. Pllana i lindur në vitin 1996, në skuadrën e KV Dritës vije nga ajo e KV Prishtina Voley, ku ishte paraqitur dy edicionet e fundit tek skuadra e kryeqytetit. Pllana, stionrin e kaluar ishte titullar në skuadrën prishtinase ku edhe ishte finalist i Kupës së Kosovës edhe nënkampion i Kosovës në stionrin e kaluar. Lojtari i ri i KV Drita po ashtu ështe edhe pjesë e Kombëtarës së Kosovës ne Volejboll./kryelajmi.com/.

You Might Also Like