Sportet me dorë

Përballja Kosovë – Shqipëri ja fituesi

Kosova dhe Shqipëria janë përballur në një ndeshje volejbolli të luajtur këtë të shtunë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Ndeshja është zhvilluar në katër sete dhe fituese ka dal kombëtarja e Shqipërisë me rezultat 3:1.

Kosovaret ia kanë dalë që në setin e parë t’i bëjnë rezistencë Shqipërisë dhe ky set ka përfunduar me rezultat 19:25 në të mirë të shqiptareve. Në setin e dytë ekipi kuq e zi sërish ka qenë më I mirë duke ngadhënjyer me rezultat 25:16, derisa vendaset ia dolën që në setin e tretë të ngadhënjejnë me rezultat 25:22.

Tek ekipi I Kosovës me gjithë lojën e mirë në fushë është vërejtur mungesa e gjatësisë, derisa mysafiret në radhët e veta kishin lojtare që luajnë edhe në ligat evropiane dhe në fund kanë ngadhënjyer me rezultat 25:17, për të mbyllur ndeshjen në dobi të vetin me rezultat të përgjithshëm 3:1.

 

Kosova: N. Ibrahimi, B. Kadriu, Z. Kadriu, E. Bajraktari, Sh. Behramaj, A. Kryeziu, V. Kadriu, E. Geci, V. Jashari (kapitene), F. Shabani, A. Iliazi (libero), F. Deliu, R. Muja, F. Hyseni (libero).Trajnerë: Lorik Ilazi (selektor), Yll Kadriu (trajner), Valon Zymberi (trajner), Arlind Ibrahimi (fizioterpeut).

Shqipëria: Erblira Bici, Esmeralda Tuci, Amelia Gershia, Denisa Ndriollari, Maria Sade, Loana Kushi, Romina Matoshi, Sava Thaka, Ergysa Blloku, Arjola Prenga (kapitene), Seda Arapi, Madona Ulaj, Xhozafa Seifullai (libero), Sara Hasku, Arkola Rexhepi. Trajner: Altin Martiri, ndihmëstrajner: Roland Tare.

You Might Also Like