Viti

Për të pas shërbime cilësore kërkohet nga borgjlinjtë të shlyejnë borgjet

Gjatë sezonit veror e veqmas gjatë muajëve qershor,korrik dhe gusht të këtij viti, si edhe herave tjera edhe këtë vit, Kompania regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Eco Higjiena”, Njësia në Viti, , ka patur mbingarkesë të punës në shërbime në terren, çka ka sjellë edhe vonesa në disa raste në mbledhjen e mbeturinave në disa fshatra si në, Ramnishtë dhe në Goshicë, shprehet për gazetën “”Kryelajmi” përgjegjësi I kësaj njësie Haxhi Qerimi.Ai thotë se
Banorët e këtyre fshatrave, janë ankuar se mos grumbullimi i mbeturinave në orarin e caktuar u ka shkaktuar telashe në lagjet e tyre,por ne nuk mundë të dalim nga””lekura”” jonë ngase punojmë në kushte jo edhe aq të mira, sepse me vetëm tri automjete të specializuara për grumbullimin e hedhurinave i mirëmbajmë 36 fshatra nga 39 fshatra s aka komuna e Vitisë ,prandaj edhe mund të ndodhin edhe këso vonesash por ne po mundohemi që edhe në këtëo kushte të kryejm shërbimet për qytetarët””shpfrehet Haxhi Qerimi..
Sipas përgjegjësit të “Eco- higjienës”, për Viti, Haxhi Qerimi, kjo verë ka qenë tejet e ngarkuar për kompaninë, pasi sipas tij, shërbimi ka regjistruar sasi të madhe të mbeturinave edhe me ardhjen e mërgimtarëve.
Por, Qerimi ka shtuar se kompania ka qenë e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj për menaxhimin e mbeturinave në të gjitha zonat e shërbimit ku edhe perkundër përpjekjeve të shtuara nuk ka arritur të kryejë shërbime të plota në disa zona.
Haxhi Qerimi, ka thënë se telashe të mëdha po u shkaktojnë personat e papërgjegjshëm të cilët, pa qenë klientë të kompanisë i hedhin mbeturinat në hapësirat publike dhe lokacionet tjera duke bërë që të shtohet sasia e mbeturinave çka vështirëson shërbimin e kompanisë dhe për këtë ka kërkuar nga institucionet komunale e në këtë rast nga isnpejktoratoi për mbrojtjën e ambientit që të jenë sa më shumë në terren e jo në zyre me qëllim që ndaj ndaj atyre të cilët hedhin mbeturina vend e pa vend të ndërmarrin masa ndëshkimore.
Sipas Haxhiut, kompania është e angazhuar për ofrimin e shërbimit të mbledhjes së mbeturinave dhe transportimin e tyre, duke thënë se nga kjo javë pritet normalizimi i gjendjes në teren dhe kryerja e rregulltë e shërbimit.
Kompania e pastrimit “Eco Higjiena”, u ka bërë thirrje edhe një herë të gjithë borxhlinjve të saj që të shlyejnë të gjitha borxhet që kanë ndaj shërbimit të mbeturinave për të pasur shërbime më cilësore.Por si lokalitete të cilat janë të dalluar në kryerjen e pagesave ka përmendur Stubllën e Eperme/ mergimtarët vullnetarisht kur vijnë në pushime bëjnë pagesën/ pastaj Pozharanin dhe një pjesë e madhe e fshatit Smirë, por edhe disa fshatra tjera të kësaj komune./Aziz Zuka

You Might Also Like