LAJME

PDK: Komuna ia ndërprenë kontratën mbi 60 punëtorëve të QKMF-së në Gjilan

Gjilan, 25 prill / Mbi 60 punëtorë shëndetësor të QKMF-së së Gjilanit, të cilëve këto ditë, më 24 prill, iu ndërpre kontrata e punës, ishin pjesë e një projekti ndërmjet CARITAS-it dhe Komunës, për funksionimin normal të shëndetësisë primare në Gjilan.

Këta punëtorë, shpesh ishin rrezikuar të mbeten pa paga edhe me muaj të tërë, sikur qe rasti I fundit I vonesës së pagave për gjashtë muaj, përshkakun edhe të rritjes enorme të këtij numri me punëtorë tjerë militant të LDK-së, partisë në pushtet, nga numri fillistar sipas kontratës.

Ne dhe qytetarët e Gjilanit, nuk jemi të informuar se: sa ka qenë numri i të punësuarve fillimisht sepse vazhdimisht ky numër ka ardhë duke u rritur? A ka pasur kontratë të nënshkruar nga Kryetari i Komunës me Caritas-in dhe deri kur? Sa muaj kanë punuar pa kontrata dhe si është bërë pagesa e tyre nga cili kod buxhetor? Si do të bëhet pagesa për tre muajt e mbetur borxh ndaj punëtorëve të larguar?

Pra, këto dhe shumë të tjera janë shqëtësime të qytetarëve, njëkohësisht edhe shqetësime tona.

Largimi nga puna i këtyre punëtorëve dhe mbetja borxh ndaj tyre për tri paga, janë absurditeti i radhës i qeverisjes Haziri në Gjilan, kur e kemi parasyshë deklarimet e tija publike me këtë rast, se: ky numër është i domosdoshëm për funksionimin normal të Shëndetësisë primare!

Prandaj, shtrohet pyetja: si do të mbulohen shërbimet dhe a do rrezikohen qytetarët nga mungesa e shërbimeve shëndetësore?

Edhe ky veprimi I kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri, na jep të kuptojmë për mungesë profesionalizmi , serioziteti dhe gatishmërie për shëndetësinë gjilanase, vecanërisht të shëndetit primar.

Prandaj, PDK dega në Gjilan, shprehë keqardhje dhe e kundërshton mënyrën se si janë larguar punëtorët shëndetësor nga puna, ku kanë shërby me vite të tëra.

Në kuadër të kësaj, kërkojmë nga institucionet komunale të jenë transparente dhe të japin përgjigje se çfarë në të vërtetë po ndodhë me fatin e këtyre punëtorëve të cilët deri tani me këtë pagë I kanë mbajtur gjallë familjet e tyre.

Komisioni për Shëndetësi

I PDK Dega në Gjilan

You Might Also Like