Shëndeti

Pas 5 vite pauze, në QKMF e Vitisë mbrëmë ndodhi një lindje

 

 

Edhe pse  tash e një kohë të gjatë në QKMF-në e Vitisë ekziston shërbimi  për lindëshmeri, këtu rrallë herë kanë ndodhur lindje të foshnjeve,por mbremë siq njoftojnë burimet ton aka ndodhur një lindje pas pesë viteve.Lindja  ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Ky rast është i pari pas gati 5 vitesh që kur në këtë komunë nuk ka pasur lindje.

Një grua solli në jetë një vajzë, raporton “Plus Tv”, përcjell “Kryelajmi”.

Kjo është lindja e parë që nga viti 2015, kur në këtë qendër shëndetësore ka qenë lindja e fundit, ani pse më parë janë kryer lindje në kushte normale.

Gruaja dhe foshnja nga Vitia po trajtohen në Spitalin e Gjilanit.

“Mbrëmë në shërbimin e urgjencës në ndërrimin e natës është kryer një lindje me sukses. Edhe pse ka disa vite që në Viti, nuk kryhen lindjet, mamitë kujdestare Afërdita Ramaj dhe Flora Neziri treguan profesionalizëm dhe përfunduan lindjen me sukses, duke i dhënë edhe terapinë e nevojshme. Për të pasur siguri për nënën dhe foshnjën e posalindur, pas një kohe e përcollën në spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni shëndetësor. Familja është shprehur e lumturë me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre dhe vajza me nënën janë shëndosh e mirë.Ndryshe në përgjithësi, gratë e kësaj komune, lindin fëmijët në spitalin e Gjilanit ose Prishtinës.Aziz Zuka

You Might Also Like