Viti

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Viti, reagon rreth riasfaltimit të rrugës nga xhamia e qytetit në drejtim të Kllokotit

Partia Demokratike në Viti, nëpërmjet një komunikate për medie, ka reaguar e shqetësuar ndaj riasfaltimit të rrugës nga xhamia e qytetit në drejtim të Kllokotit, e cila sipas tyre, po bëhet në kohë të papërshtatshme dhe në dëmë të qytetarëve.Spas saj, po të zhvillohej ndonjë garë për të hyrë në libër të Giniss-it se cila rrugë në Viti është asfaltuar shumë herë padyshim se kjo eeugë do të zinte vendin e parë pa konkurencë dhe sigurishtë se shtersa e asfaltit në këtë rruge/pot ë ishte/ kualitativ do të ishte mbi një meter!!!

PDK-ja thotë se kjo rrugë vetem dy vitet e fundit, po asfaltohet e riasfaltohet disa herë me radhë, dhe tani po bëhet në kohën kur në Viti, vijnë mërgimtarët që në vend të qetësisë e rrugëve të lira, do të përballen me kolona të gjata, pluhur e me zhurmën e punimeve.

Sipas PDK-së, Komuna e Vitisë me punime të tilla po zhvat paranë publike në vend të investimeve të tjera me rëndësi dhe kanë ftuar prokurorinë të hetojnë projektet e kësaj komune.

Komunikata e plotë nga dega e PDK-së në Viti:

Sokol Haliti dhe qeverisje e tij manipulative po vazhdon ta bëj të padurueshme e të rënduar jetën e qytetarëve tē Vitisë.

Sot pa fije turpi e me qëllimin e vetëm zhvatjen e parasë publike paska filluar gërryerja e riasfaltimi i rrugës nga xhamia e qytetit në drejtim të Kllokotit ,rrugë kjo e cila në dy vitet e fundit po asfaltohet e riasfaltohet disa herë me radhë dhe me të drejt qytetarët e Vitisë po e quajn “Kalaja e Rozafatit e Sokol Halitit” .

Është e turpshme që qytetarëve të Vitisë në vlugun më të madh të nxehtësisë tua shtosh edhe kolonat e gjata dhe pluhurin saharian për qëllimin e vetēm përfitimin e paligjshëm të Sokol Halitit dhe zhvatësve të tij që tashmë i kanë kaluar të gjithë kufijtë.

Ky fakt bëhet edhe më i padurueshëm sepse këto punime të turpshme po bëhen në kohën kur Vitia, ka nisë të mbushet me më të dashurit tanë mërgatën e mrekullueshme që në vend të qetësisë e rrugëve të lira do përballet me kolona të gjata, pluhur e zhurmë të padëshiruar por

Sokol Haliti mendon për ta e qytetarët e Vitisë vetëm atëher kur i duhen votat e tyre. Këtij pushteti që nga zhvatja e keqpërdorimi i parasë publike po përkujdeset që të përfitoj për vete pasuri e për qytetarin e Vitisē varfëri, nëse do ekzistonte çmimi për manipulim e keqpërdorim do ishte kampion në këtë drejtim.

Keqpërdorimet në këtë rrugë dhe në shumë projekte të tjera në Viti, duhet të jenë objekt i hetimit për prokurorinë e shtetit andaj ftojmë prokurorinë shtetrore ta ndalë klanin e përfitimit të jashtligjshëm në Viti të prirë nga Sokol Haliti./Aziz Zuka

You Might Also Like