Futboll

Para kryendeshjes me Gjilanin, “Intelektualët” organizojnë mbledhjen e madhe

 

Para ndeshjes me Gjilanin, që do të zhvillohet këtë të diele në Prishtinë, “Intelektualët”, adhuruesit më të flaktë të Dritës kanë thirrur mbledhjen e madhe e cila do të mbahet në shkallët e stadiumit e ku do të prezantohet strategjia e koreografisë për të dielën.

 

Ja postimi i plotë i “Intelektualëve”:

 

MBLEDHJE E MADHE

E MARTE, ora 20:00

Stadiumi i Qytetit “Selami Osmani – Bezi”.

Pra tani është zyrtare qe ndeshjen kundër Gjilanit do ta luajmë te Dielën prej orës 20:00 ne stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtine, andaj te Martën me fillim prej orës 20:00 ju presim te gjithë Intelektualët qe te vijnë ne mbledhjen qe do ta mbajmë ne stadiumin e qytetit “Selami Osmani Bezi”.

Ne mbledhje ftohen te gjithë pa dallim moshe e gjinie te na bashkëngjiten sepse do te lajmërohen veprimet qe do te ndermirën për ndeshjen e se Dielës.

You Might Also Like