Gjilan

Pako ushqimore për jetimët e Gjilanit

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, sot ka bërë shpërndarje e 150 pakove ushqimore për fëmijët jetim, ka bërë të ditur Agim Hyseni, nga KBI e Gjilanit.
Ky aktivitet humanitar i radhës prej fillimit të muajit të ramazanit është enkas për fëmijët jetimë të cilët prej pasluftës ndihmohen vazhdimisht nga Bashkësia Islame.
Pakoja ushqimore të cilën sot e gëzuan jetimët përmban gjërat më elementare për përgatitjen e iftarit.Vlen të theksohet se sot krahas pakos ushqimore ,këto familje janë ndihmuar edhe me nga 30 euro nga mjetet e tubuara nga mërgimtarët tanë në Zvicër të cilat i kishte sjellur Muhamed Ismajli me qëndrim në Dietikon (Zvicër).Sipas Hysenit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan para disa ditëve ka ndihmuar edhe 100 familje të tjera më gjendje të rëndë sociale.

 

You Might Also Like