Futboll

Pajaziti: Kjo fitore është për Skifterat

Gjilani është kthyer me tri pikë nga udhëtimi në Ferizaj, ku shënoi fitore me rezultat 2:0. Trajneri, Sadat Pajaziti është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin.

“Jam shumë i kënaqur, sepse kishim nevojë për këto pikë. Në veçanti jam i kënaqur për shkak të tifozëve, të cilët po na përkrahin edhe kur ne nuk po arrijmë të marrim rezultatet e dëshiruara. Kjo fitore është për Skifterat”, ka thënë Pajaziti për Super Sport Kosova.

Skuadrën e tij e pret punë mjaft e vështirë në javën e ardhshme, pasi takohet me rivalin lokal, Dritën.

“Është një ndeshje të cilën të gjithë e presin me padurim.  Duhet të punojmë shumë, të përgatitemi maksimalisht, të jemi të qetë dhe në çdo ndeshje të hyjmë për fitore”, ka theksuar Pajaziti.

You Might Also Like