Shëndeti

Nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë

Shkruajnë:

Riola Sylejmani

Elza Kçiku

Si çdo vit  Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut  mban aksione të grumbullimit vullnetar të gjakut nëpër të gjitha shkollat e mesme të Kosovës me nxënës maturantë. Këtë vit qyteti i parë i Kosovës i cili e fillon këtë aksion është Gjilani më konkretisht Gjimnazi Natyror  “Xhavit Ahmet”.

Këtij aksioni i kanë parapri stafi i shkollës duke vazhduar me nxënës.

Dhurimi i gjakut është një procedurë e lehtë , e thjeshtë dhe pa dhimbje të cilën nxënësit e kësaj shkolle e pritën shumë mirë.

Gjatë këtij aksioni nxënësit kishin mundësinë që përveç kontrollit rutinor me doktoreshën, transfuziologën të caktojnë edhe grupin e gjakut.

Një person femër mundet të dhurojë gjak çdo 4 muaj, ndërsa meshkujt çdo 3 muaj.

Dhurimi i gjakut ndikon në shëndetin emocional dhe fizikë të  individit , kur një person  dhuron gjak ndihmon pozitivisht shëndetin e tjetrit.

Disa nga benefitet e dhënies së gjakut janë ulja e stresit , përmasimi i mirëqenies emocionale dhe largimi i ndjenjave negative.

Duke u nisur nga parimi “dhuro gjak shpëto jetë” , nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” gjithmonë solidarë dhe të gatshëm që të ndihmojnë për shëndetin e popullatës.

(Autoret e këtij teksti janë nxënëse të paraleles XII-2 në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan)

You Might Also Like