Futboll

Nuhiu: Një moskoordinim në repartin e mbrojtjes në fund na kushtoi

Pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu ka folur për paraqitjen e futbollistëve të tij, duke treguar për problemet që kishin.

“Personalisht jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Kjo ishte arma jonë e vetme, angazhimi. Ishte një ndeshje e luftuar nga dy skuadrat, ku një mos koordinim në repartin e mbrojtjes në fund na kushtoi”, deklaroi Nuhiu.

“E kishim përgatitur ekipin në mënyrë të tillë, pasi që kishim mungesa të shumta. Jemi munduar që të dalim shpejtë në kundërsulme, por nuk arritëm të realizonim këtë gjë”.

“Kishim edhe disa futbollistë që kishim futur të lëndua në lojë, të cilët sakrifikuan duke luajtur pa qenë gati”, tha Nuhiu.

“Krijuam shumë pak në këtë takim, ndoshta edhe për shkak të meritës së kundërshtarit”, përfundoi Ardian Nuhiu.

You Might Also Like