Futboll

Nuhiu: Ne do të shohim vetëm përpara

Ardian Nuhiu deklaroi se skuadra e tij mendon vetëm për ndeshjet e radhës dhe jo për renditjen tabelare.

“Kampionati është interesant. Tabela mund të lëvizë nga java në javë, por ne do të shohim vetëm përpara”, deklaroi Nuhiu.

Ai vlerësoi lartë paraqitjet e futbollistëve të rinj si Donat Hasanaj, Albin Krasniqi e Drilon Islami.

“Për mua të gjithë futbollistët janë njësoj. Drita ka 20 futbollistë në skuadër dhe secili është këtu sepse e meriton të jetë. Më pëlqeu mënyra se si skuadra iu qas ndeshjes nga minuta e parë. Jam i kënaqur me angazhimin dhe me performancën e futbollistëve. Futbollistët të cilët u paraqitën për herë të parë zbatuan detyrat dhe jam i kënaqur me ta. E menaxhuam mirë lojën dhe me meritë edhe e fituam atë”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”

You Might Also Like